Sot në ujërat e Detit Barenc u realizua lëshimi i suksesshëm i raketës balistike ndërkontinentale “Sinjeva” për në poligonin Kura në Gadishullin e Kamçatkës (Lindja e Largme e Rusisë).

Lëshimi i raketës u realizua nga nëndetësja bërthamore “Ekaterinburg” nga pozicioni nënujor. Mbushjet (blloqet) bërthamore të raketës mbërritën në poligon tamam në kohën e përcaktuar. Ky është tashmë lëshimi i tretë për këtë vit i raketës “Sinjeva”.