Në Moskë e vlerësojnë si provokacion operacionin e policisë kosovare në kufi me enklavat serbe dhe i bëjnë thirrje EULEX dhe BE për të ndërhyrë. Në deklaratën e MPJ të Rusisë thuhet se veprime të tilla destabilizojnë situatën në Kosovë.

Tani në pjesën veriore të Kosovës vazhdon të ruhet një situatë fort e tensionuar pas marrjen nën kontroll nga reparti i destinacionit të posaçëm kosovar të 2 pikave kufitare të lejim-kalimit. Marrja e dhunshme edhe e 3 postblloqeve të tjera u arrit të parandalohet nga popullsia serbe, e cila ngriti barrikada në rrugët që të çonin atje.