Ekipet ruse të shpëtimit kapën në liqenin Shira të Hakasia-s (Khakassia) në Siberi një krokodil 2 metra të gjatë.

Ky banor i lumenjve të Afrikës i shpëtoi pronarit nga rripi me të cilin ishte lidhur dhe u zhduk në ujë.

0I zoti i aligatorit vendosi të mos e bëjë bujë atë që ndodhi dhe u përpoq ta kapte vetë atë, por krokodili u zhvendos mu në mes të liqenit. Atje atë e vunë re disa turistë që po lundronin me katamaran. Pas kësaj i zoti i krokodilit u detyrua të drejtohet për ndihmë në shërbimin e shpëtimit.