Në Kinë, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm gjetën vdekjen 54 veta. Sipas të dhënave zyrtare të dëmtuar figurojnë më shumë se 6.4 milionë banorë.

0Goditja kryesore e fatkeqësisë natyrore u regjistrua në veri, në rajonin Mongolia e Brendshme (Inner Mongolia). Dëmi ekonomik që u shkaktua atje vlerësohet në 632 milionë $.