Anders Breivik e mbështeti funksionari i Partisë ultra të dhjathtë të Francës “Fronti Kombëtar” Jacque Koutelu. Në blogun e vet ai e quajti Anders Breivik mbrojtësin e parë të Perëndimit nga invadimi islamik dhe bëri thirrje për ta bërë ikonë atë. Nën presionin e ankesave që pasuan origjinali i tekstit të tij u fshi, ndërsa vetë Jacque Koutelu u pezullua nga detyra me vendim të Komitetit Disiplinor të partisë. Ndërkohë vetë ai deklaroi papritmas se e gjeti këtë shprehje në Internet dhe se e publikoi atë me qëllim ekskluzivisht informativ, duke shtuar se nuk e miraton aspak terrorin.

Pikëpamjet e veta Anders Breivik i parashtroi në 1.500 faqet e Manifestit të vet “Karta e Pavarësisë së Evropës”, në të cilin paralajmëron se pas tij qëndrojnë 80 martirë. Ata mund të kryejnë akte të tilla në mbarë botën. Në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën e Qarkut Oslo Breivik deklaroi se ka bashkëpunuar me 2 celula terroriste në Evropë. Policia reagoi seriozisht ndaj deklaratës së tij dhe tani po merret me verifikimin e kontakteve të “pushkatarit norvegjez”. Kurse vetë Anders Breivik i mban vendosmërisht të fshehta lidhjet e tij dhe, praktikisht, shpreh dashurinë e vet ndaj gjithë ekstremistëve, neonazistëve, ultra të dhjathtë si dhe lojës kompjuterike WarCraft, blockbuster-it “Lord of the Rings” dhe Les Templiers. Nuk përjashtohet mundësia e asaj, që Breivik ta perceptojë tashmë veten si pjesë të ndonjë sistemi, interesat e të cilit destinohet ti shprehë ai, mendon Drejtori i Qendrës ruse të Informacionit Politik Aleksei Muhin:

- Nga ky njeri është shfrytëzuar ideja e prapaskenës botërore, e cila në këtë apo atë mënyrë drejton shoqërinë bashkëkohore. Gradualisht, me siguri, atë do të shpallin si tribun (shprehës) të vullnetit të ndonjë grupi të fshehtë në prapaskenë, i cili në një shkallë të konsiderueshme dëshiron dhe mund të drejtojë proceset.

Por një sërë ekspertësh janë të prirur të mos e marrin seriozisht pjesën më të madhe të deklaratave që kanë gjetur pasqyrim në Manifestin e Anders Breivik dhe këmbëngulin në mendimin se akt i dyfishtë terrorist ishte protestë personale. Tjetër punë është ajo se kjo “protestë individuale” do të ketë pasoja që shkojnë larg. Me kalimin e kohës, kur të fillojë të theksohet nënteksti ideologjik i asaj që ndodhi dhe të “pushojë së rrjedhuri gjak plaga” e hapur në shpirt nga vrasja e njerëzve, ka shumë gjasa që brand (markë) të shfrytëzohet nga një ose më shumë grupe ultra të dhjathta, ultra radikale.

0Siç konfirmon gazeta norvegjeze VG, Breivik i ka kopjuar pikat kyçe të Manifestit të vet nga vepra e terroristit amerikan Theodore Kaczyński me titull “Shoqëria industriale dhe e ardhmja e saj”. Në të Teodor Kaczyński është shprehur kundër feministeve, homoseksualëve, avokatëve të personave me aftësi të  kufizuara (invalidëve), ambientalistëve dhe atyre që imponojnë “korrektësinë politike” dhe teknologjitë e larta, gjëra këto që kërkojnë organizim në shkallë të gjerë. Aktualisht Theodore Kaczyński po kryen 4 dënime me burgim të përjetshëm. Kështu që praninë e paraardhësve dhe shokëve të mendimit të Breivik ekspertët as që e venë fare në dyshim. Ndërsa, nëse ka pasues ai apo jo - këtë vetë koha do ta tregojë.

Olga Kanorskaja