Ministri i Jashtëm iranian Ali Akbar Salehi do të vizitojë Moskën me qëllim të diskutimit të perspektivave të negociatave mbi programin bërthamor iranian.

Në negociatat e tij në Moskë do të shqyrtohen çështjet e rritjes së nivelit të lidhjeve dypalëshe, problemet rajonale dhe ato globale si dhe propozimi i bërë këto kohët e fundit nga Rusia për aktivitetin paqësor bërthamore të Iranit.

0Ia vlen të shtohet me këtë rast, se procesi i lançimit të elektrostacionit atomik iranian “Busher” praktikisht ka përfunduar. Moska dhe Teherani po bashkërendisin tani datat konkrete të vënies së tij në shfrytëzim.