Në Rusi hyri në fuqi ligji që bën më të rrepta kërkesat ndaj mbrojtjes së të dhënave personale.

Kjo u jep qytetarëve të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim në rast të rrjedhjes së informacionit personal.

0Ligji i ri komplikon procedurën e aksesit në informatat personale dhe i obligon kompanitë të pajisin kompjuterat e vet me programe që garantojnë mbrojtjen efektive të informacionit. Do të kufizohet në mënyrë të qenësishme transferimi i të dhënave personale operatorëve të vendeve të tjera. Kompanitë që nuk do ti përmbushin këto kërkesa do të gjobiten dhe atyre do ti privohen licencat.