Instituti “Robert Koch” (Gjermani) deklaroi se epidemia e infeksionit intestinal (të zorrëve) në Evropë, e shkaktuar nga bacili tejet i rrezikshëm E. coli, përfundoi.

Rasti i fundit i prekjes nga ky infeksion u regjistrua më 4 korrik të këtij viti, ndërsa periudha e inkubacionit të vetë sëmundjes zgjat 3 javë.

Kryemjeku sanitar i Rusisë Gennadi Onishçenko e vuri në pikëpyetje faktin e përfundimit të epidemisë në Evropë, e cila mori tashmë jetën e 50 vetave. Ai deklaroi se është në dijeni të rastit të prekjes edhe të një personi tjetër nga ky infeksion më 25 korrik.