Delegacioni rus, i cili vizitoi para pak kohësh SHBA, nuk arriti dot ta bindë palën amerikane mbi domosdoshmërinë e dhënies së garancive me shkrim për mosdrejtimin e sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket (MAR), që kihet ndërmend të vendoset në Evropë, kundër forcave bërthamore të Rusisë, njoftoi Zëvendës ministri i jashtëm rus Sergei Riabkov.

0Tani problemin në fjalë do ta diskutojnë presidentët e dy vendeve në takimin e tyre të planifikuar para fundit të vitit. Duke marrë fjalën në maj në konferencën për shtyp në Skolkovo Dimitri Medvediev deklaroi, se Rusia i rezervon vetes të drejtën të dalë nga Traktati i ri mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive, në qoftë se SHBA do të intensifikojnë zhvillimin e MAR në Evropë.