Atyre që kanë ndjekur me vemendje të përqendruar çështjen e Anders Breivik u lindin plotësisht natyrshëm pyetje që kërkojnë përgjigje. Siç u bë e ditur, emri i Anders Breivik kishte hyrë që në mars në listën e personave problematikë, të dyshuar të shërbimeve të fshehta të Norvegjisë.

Atëhere ai bleu kimikate nga disa firma polake. Pak më vonë Breivik bleu edhe 6 tonë plehra kimike nga një firmë lokale. Specialistët e dinë fort mirë se të gjitha këto mund të përdoren për përgatitjen e lëndëve eksplozive. Por shërbimet speciale i konsideruan blerjet e terroristit të ardhshëm si gjëra “të zakonshme për një fermer” dhe nuk e shqetësuan atë. Ndërkaq askush nuk e vrau mendjen për thirrjet e tij ekstremiste ksenofobike (njeri-urryese) të paraqitura në rrjetet sociale. Me sa duket nga të gjitha, si tepër fantastike e konsideruan shërbimet e fshehta mundësinë e dukjes në vend të “Anti Al-Qaeda”, konstaton Kryeredaktori i revistës ruse “Mbrojtja Kombëtare” («Национальная Oборона») Igor Korotçenko:

- Sistemi i prioriteteve ishte përpiluar në mënyrë të gabuar në veprimtarinë e shërbimeve speciale në Norvegji. Si rezultat edhe policia, edhe shërbimet e zbulimit dolën të papërgatitura për tu përballur me faktin se në vend mund të duken persona me prirje radikale, mbartës cinikë të pikëpamjeve ultra të dhjathta. Shërbimet evropiane të inteligjencës, të paktën ato të Evropës Veriore, me sa duket nuk arritën të marrin parasysh faktin se mund të përballen edhe me terrorizmin e brendshëm, me të ashtuquajturin “terrorizëm të shtëpisë”.

Tani, duket qartë, se në shumë vende evropiane kanë ndërmend të rishikojnë parimet e sigurisë së brendshme. Ne nuk po flasim për shtrëngimin e regjimit në aeroportet, stacionet e trenit dhe vende të tjera të grumbullimit masiv të njerëzve, ku janë të mundshme sulmet e terroristëve. Atje, si rregull, tashmë veprojnë masa shumë të rrepta sigurie. Fjalë bëhet për vemendjen e rritur ndaj të ashtuquajturave rreziqe kërcënuese të brendshme, të cilat mund të vijnë nga personat që predikojnë intolerancën dhe ksenofobinë. Se  ç’pamje mund të ketë kjo, tregon për “Zërin e Rusisë” Igor Korotçenko:

-  Do të rishikohet legjislacioni në lidhje me ata njerëz dhe organizata që propagandojnë ide dhe pikëpamje ekstremiste. Do ti kushtohet një vemendje më e madhe organizatave ultra të dhjathta. Të gjitha këto do të ndryshojnë prioritetet në veprimtarinë e policisë dhe shërbimeve speciale të vendeve evropiane. Me sa duket nga të gjitha, do të vihet tashmë në rendin e ditës çështja e krijimit të një baze të përbashkët evropiane të dhënash të organizatave ekstremiste dhe anëtarëve të tyre. Dhe, sigurisht, në një shkallë shumë më të madhe se më parë do të monitorohet Interneti dhe posta elektronike (e-mail). Dhe, në përgjithësi, mendon eksperti rus, sistemi i sigurisë në Evropë, me ruajtjen aparenciale të të drejtave dhe lirive të njeriut, do të shtrëngohet në mënyrë të pashmangshme pas asaj që ndodhi në Norvegji.

Aleksandër Vatutin