Bashkëpunimi me Moskën në sferën e mbrojtjes antiraket mund ti shërbente  forcimit të sigurisë së SHBA, NATO-s dhe vetë Rusisë.

Një mendim të tillë shprehu gjenerali amerikan Martin Dempsey në seancat dëgjimore në Senatin e Kongresit të SHBA, të cilat iu kushtuan miratimit të kandidaturës së tij për në postin e Kryetarit të Komitetit të Shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosura të SHBA.

0“Bashkëpunimi i SHBA me Rusinë përmes shkëmbimit të të dhënave të sistemeve të paralajmërimit të hershëm mbi lëshimin e raketave, shkëmbimit të informacionit teknik, bashkëpunimit operacional, planifikimit si dhe stërvitjeve të përbashkëta ushtarake do të ishte reciprokisht i dobishëm, i leverdisshëm”, - tha Martin Dempsey.