Shërbimi Sanitar i Rusisë shpreson të marrë nga Japonia të dhëna më të detajuara mbi pasojat e ndotjes pas avarisë që ndodhi në elektrostacionin atomik “Fukushima-1”.

Kreu i Shërbimit Federal të Federatës Ruse për ushtrimin e kontrollit në sferën e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe mirëqenies së njeriut “Rospotrebnadzor”, Kryemjeku sanitar i Rusisë Genadi Onishenko deklaroi se ky informacion është i domosdoshëm për Rusinë me qëllim të përcaktimit nga ajo të politikës në sferën e importit të produkteve nga Japonia.

0Pas avarisë në centralin bërthamor japonez “Fukushima-1” Rusia vendosi kufizime në importin e produkteve nga një sërë prefekturash të Japonisë.