Mbi 200 pacifistë nga 17 vende të botës zhvilluan në Suedi aksionin masiv të mosbindjes qytetare. Rreth 170 prej tyre arritën të depërtojnë në poligonin Vidsel në veri të vendit me qëllim që të protestojnë kundër militarizmit bashkëkohor.

0 “Poligoni aero-kozmik i Evropës Veriore” (North European Aerospace Testrange), sipërfaqja e të cilit mund të krahasohet me territorin e Belgjikës, destinohet për provat e llojeve të armatimeve të teknologjive të larta. Organizatorët e aksionit thonë se për NATO-n ai luan një rol kyç në zhvillimin e mjeteve të reja të ndikimit ushtarak nga ajri.