Default që i kërcënohet SHBA, për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve përkatësisht borxheve të veta, do të sjellë pasoja negative jo vetëm për ekonominë amerikane, por edhe për tregjet botërore në tërësi.

Një mendim të tillë shprehu Drejtorja-Administratore e FMN Christine Lagarde. Midis çështjeve të tjera, të cilat përbëjnë rrezik kërcënues real për rimëkëmbjen e ekonomisë globale, ajo përmendi problemet me borxhet e një sërë shteteve, duke përfshirë Greqinë, Portugalinë si dhe rritjen e papunësisë dhe destabilitetit social. Një rol jo nga më të fundit, sipas fjalëve të saj, do të luajë ajo se në ç’mënyrë qeveria amerikane do t’ia dalë punës mbanë me deficitin në rritje të buxhetit shtetëror.