Një rekord i ri temterature gjatë sezonit të kësaj vere u regjistrua të hënën në Moskë. Për herë të parë që nga fillimi i vitit ajri u ngroh deri në + 33 gradë.

Vapa u rikthye në kryeqytetin rus 2 javë më parë. Fundjava e kaluar u bë më e nxehta për rajonin e Moskës këtë verë, temperatura e ajrit e tejkaloi normën me gati 9 gradë.

0Parashikuesit e motit nuk përjashtojnë edhe mundësinë e rritjes së mëtejshme të temperaturës.