Anders Breivik, i akuzuar për kryerje të aktit të dyfishtë terrorist më 22 korrik në Norvegji, deklaroi se ka patur 2 bashkëpunëtorë në atdhe dhe disa të tjerë jashtë shtetit.

Siç transmeton kanali televiziv Sky News, për këtë njoftoi avokati i të pandehurit. Në një konferencë për shtyp ai u tha gazetarëve se klienti i tij është “mërzitur” shumë nga vendimi i gjykatës për zhvillimin e gjyqit ndaj tij me dyer të mbyllura. Sipas fjalëve të avokatit, ka shumë gjasa që Anders Breivik të jetë i çmendur.

0Viktima të aktit të dyfishtë terrorist në Norvegji u bënë 76 veta. Anders Breivik i pranoi të gjitha krimet për të cilat akuzohet, por fajtor veten nuk e ndjen. Ai mund të dënohet me 30 vjet heqje lirie për krim kundër njerëzimit.