Misioni i BE për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) doli me kritikë në adresë të të autoriteteve të Prishtinës, të cilat u përpoqën natën në të gdhirë të së martës të vendosin kontrollin e vet ndaj pikave kufitare në kufirin administrativ të Serbisë dhe Kosovës.

Të hënën në mbrëmje Shërbimi Policor i Kosovës u urdhërua të marrë nën kontroll pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, përgjegjës për të cilat është EULEX. Bërnjak u morr nën kontroll nga policia kosovare, kurse pikës kufitare Jarinjë policët nuk iu afruan dot meqenëse serbët kosovarë, të cilët jetojnë në zonat veriore të Kosovës, bllokuan rrugët që të çojnë atje. Pas ndërhyrjes së forcave ndërkombëtare KFOR situata u arrit të çtensionohet.

0Që nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës operacioni i tanishëm u bë përpjekja e parë për të vendosur kontrollin mbi veriun e krahinës.