Teherani mirëpret përpjekjet e Rusisë për gjetjen e mënyrave diplomatike të zgjidhjes së çështjes bërthamore të Iranit. Për këtë deklaroi sot në konferencën për shtyp në Teheran përfaqësuesi i MPJ të këtij vendi.

0Ai vuri në dukje se ndryshe nga Rusia, Perëndimi zgjodhi rrugën e gabuar të kërcënimeve dhe presionit ndaj Iranit. Gjatë vizitës së vet të paradokohshme në Uashington Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh për lehtësimin e sanksioneve vepruese ndërkombëtare kundër Iranit.