Anders Breivik, autori i masakrës së përgjakshme cinike në Oslo dhe në ishullin Utøya, deklaroi në gjykatën e qarkut Oslo se ai donte të shpëtonte Evropën nga marksistët dhe nga invadimi mysliman.

Ai nuk e mohoi faktin e kryerjes së vrasjes masive, por fajin e vet nuk e pranoi megjithatë. Organizatat e dhjathta radikale në Evropë deklarojnë se nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë vrasës.

League e mbrojtjes e Anglisë vendosi në site e vet dy deklarata, në të cilat ajo mohon kategorikisht çdo lidhje me këtë “bishë”. Organizata “Stop Islamizimit të Evropës” nuk i lejoi pjesëmarrjen Anders Breivik në forumin e vet në Facebook për shkak të kontakteve të tij me neonazistët. Partia e Dhjathtë norvegjeze e Progresit shprehu keqardhjen e vet të thellë në lidhje me faktin se vrasësi evidentohej i person i renditur në radhët e saj.

E gjithë kjo ishte plotësisht e parashikueshme, thotë Redaktori i edicionit të lajmeve të portalit “Norvegjia Ruse” Pavell Prohorov:

-Më parë, në përgjithësi, mendohej se i dhjathti radikal gjithmonë do të mbështesë Partinë e Progresit që avokon për zhvillimin e drejtë, sipas pikëpamjes së të dhjathtëve radikal. Kurse tani, unë mendoj, se atyre thjesht për të mbijetuar, për të mos humbur elektoratin e vet, u duhet në mënyrë tejet radikale të distancohen nga fundërrina të tilla.

Kryeredaktori i gazetës jordaneze “Al-Ghad” Fuad Abu Hijleh u shpreh se masakra e Breivik dëshmon edhe një herë mbi atë, se terrorizmi ka shumë fytyra:

-Reagimi zyrtar i botës arabe - dënim absolut i këtij akti terrorist. Të gjithë ia kishin frikën asaj, se fajtor do të shpallet ndonjë grupim islamik. Sepse si rezultat i kësaj Evropa do të përforconte akoma dhe më shumë idenë se terrorizmi ka vetëm një fytyrë - arabe. Ajo që ndodhi në Norvegji dëshmon fare qartë se terrorizmi nuk ka as kombësi, as ngjyrë lëkure dhe as fe, - mendon Fuad Abu Hijleh.

Përkundër faktit se prirjet e dhjathta ekstremiste po vijnë duke marrë forcë aktualisht, kjo nuk do të thotë aspak fund i shpejtë për kulturalizmin. Një këndvështrimi të tillë i përmbahet Drejtori i Institutit të Sociologjisë të Budapestit Tomash Pal:

-  

0Ultra të dhjathtë po forcojnë në mënyrë të ndjeshme aktualisht pozitat e veta dhe numri i tyre po vjen duke u rritur vazhdimisht. Kjo krijon një sfond të caktuar verbal. E megjithatë, pavarësisht nga kjo Evropa i mbetet besnike multikulturalizmit dhe atij nuk do ti vijë fundi kurrë, shprehet me bindje të plotë Tomash Pol.

Olga Kanorskaja, Sergei Berec