Terroristit norvegjez Anders Behring Breivik mund ti jepet masa më e lartë e dënimit që ekziston në Norvegji - 30 vjet burgim. Për këtë njoftuan sot në Oslo.

0Masa më e lartë e dënimit është parashikuar në Kodin Penal të vendit që prej vitit 2005 për krime kundër njerëzimit. Në krime të tilla përfshihen sulmet me përmasa të gjera apo sistemetike kundër popullatës civile. Deri tani një masë e tillë ndëshkimi nuk është aplikuar asnjë herë në Norvegji. Viktima të aktit të dyfishtë terrorist të 22 korrikut të kryer nga Anders Breivik u bënë, sipas të dhënave të saktësuara, 76 veta.