Rusia dërgoi në Libi edhe një parti tjetër ndihmash humanitare.

Sot në mëngjes nga aerodromi në periferitë e Moskës u nis për në Tripoli një aeroplan në bordin e të cilit janë ngarkuar kuti me qumësht të konservuar, ushqime për fëmijë, sheqer, oriz - gjithsej 36 ton mallra. Javën e kaluar banorët e qytetit libian Benghazi morën 40 tonë produkte ushqimore ruse. Më parë u dërguan 2 parti ndihmash humanitare nga Rusia.

0Në Moskë u morr vendimi mbi dhënien e ndihmës urgjente gjithë njerëzve në nevojë në Libi pavarësisht se në ç’pjesë të vendit ndodhen ata.