Perspektiva e default teknik për SHBA u bë akoma dhe më reale. Konsultimet e zhvilluara këtë fundjave midis Senatit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Shtëpisë së Bardhë sërish nuk dhanë asnjë rezultat.

Ndërsa demokratët dhe republikanët bëjnë pazarllëk në lidhje me kushtet e kompromisit, e gjithë bota ka ngrirë në pritje të ethshme: do të pësojë vallë kolaps sistemi global financiar, apo heroi, i përfaqësuar nga figura e Barack Obamas, do ta shpëtojë sërish botën.Ministri i Financave i SHBA Timothy Geithner vazhdon, si dhe më parë, të qetësojë publikun, sikur gjoja e gjithë kjo histori do të ketë një fund të lumtur.

Edhe demokratët, edhe republikanët përsërisin po të njëjtën gjë: nevojën e rritjes së tavanit të borxhit kombëtar dhe lançimin paralelisht me këtë të programit për shkurtimin e shpenzimeve të buxhetit. Por i gjithë problemi konsiston në atë - se çfarë çmimi do të kërkojë kjo. Aktualisht SHBA i detyrohen botës 14 trilionë e 300 miliardë $. Republikanët propozojnë reduktimin e shpenzimeve deri në 1 trilion e 200 miliardë $ gjatë 10 viteve. Kurse tavanin e huamarrjeve ata janë të gatshëm ta ngrenë në shkallë fare të pakonsiderueshme, vetëm aq sa ti lejojë qeverisë të ekzistojë deri në fund të këtij viti. Ndërsa demokratët duken shumë më të vendosur. Ata duan të arrijnë reduktimin e madh të borxhit kombëtar, por edhe limitet e skajshme duan ti rrisin më fort. Në mënyrë të tillë që Kongresi të mos ketë më nevojë ti rikthehet kësaj çështjeje deri në përfundim të vitit 2012 - domethënë deri në fund të zgjedhjeve presidenciale.

Kreu i Departamentit të zhvillimit të produkteve të reja të Financial Group BKS Dimitri Kashev është mëse i bindur se tani politikanët po përpiqen të fitojnë pikë në këto negociata (pazarllëk):

- Borxhin do të vazhdojnë ta rrisin me qëllim të vazhdimit të reformave të planifikuara. Ndërsa ndryshimi i politikës fiskale dhe gjithë buxhetit të SHBA në një të ardhme të afërt do të jetë shumë problematik për zhvillimin e atyre reformave që janë planifikuar nga Shtëpia e Bardhë. Kongresi është në dijeni të këtyre reformave dhe pjesërisht i miraton ato. Domethënë, në këtë rast do të luhet loja që ka për objektiv zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Është plotësisht e qartë se borxhi kombëtar është një monedhë shumë e madhe këmbimi.

Krye-ekonomisti i Kompanisë “Finam Management” Aleksandër Osin shprehet shumë më pak optimist. Ai mendon se palët do të arrijnë vetëm një kompromis të ndërmjetëm:

- Investitorët që ndjekin me vemendje të përqendruar debatet në Uashington tashmë kanë marrë një shembull të mirë vizual të asaj, se në ç’pasoja çon default teknik. Në shtetin Minnesota që nga korriku mijëra nëpunës civilë nuk ka në marrë pagat, janë mbyllur shkollat dhe bile Senati vendor. Atje po ashtu republikanët nuk arritën të merren dot vesh me demokratët në lidhje me rritjen e taksave dhe shpenzimeve sociale. Në gjurmët e Minnesota mund të shkojnë shumë shpejt edhe disa komuna dhe shtete të tjera, të cilat janë të gatshme të deklarojnë default teknik. Në këtë situatë po vjen duke u bërë gjithnjë e më reale perspektiva e rënies së ratings të kredibilitetit (besueshmërisë) të gjithë vendit. Për më tepër se agjencitë e vlerësimit tashmë panë paralajmëruar mbi gatishmërinë e vet për ta bërë këtë.

Roman Mamonov