Irani, Siria dhe Iraku nënshkruan sot marrëveshjen për ndërtimin e tubacionit të gazit me itinerar nga Irani në Mesdheun Lindor dhe në Evropë. Kostoja e projektit llogaritet në 10 miliardë $.

Pritet që gazsjellësi me gjatësi 1.500 kilometra të vihet në funksionim në periudhën midis vitit 2014 dhe vitit 2016. Kapaciteti i projektuar i tij është 110 milionë metra kub gaz në ditë.

0Rruga e re u pagëzua tashmë me emrin “Gazsjellësi Islamik”. Ky tubacion do të bëhet rival i gazsjellëit të projektuar të BE “Nabucco” me gjatësi 3.300 kilometra, i cili do të shtrohet nga Azia e Qendrore dhe rajoni pranë Detit Kaspik për në vendet e Bashkimit Evropian.