Në Ambasadën e Norvegjisë në Rusi u hap Libri i kujtesës për të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin ngushëllimet e veta për viktimat e tragjedisë.

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për të afërmit dhe miqtë e viktimave të shpërthimit në Oslo dhe qitjes me armë zjarri në ishullin Utøya, kjo është e rëndësishme për gjithë popullin tonë, deklaroi Ambasadori norvegjez Knut Hauge.

0Qytetarët rusë vazhdojnë të vijnë pa pushim për të tretën ditë me radhë në godinën e Ambasadës norvegjeze. Njerëzit sjellin lule, ndezin qirinj përshpirtjeje për viktimat e aktit të dyfishtë terrorist të 22 korrikut në Norvegji.