Në vitin 2011 numri total i makinave të shitura në Rusi pritet të arrijë deri në 2.5 milionë njësi, gjë kjo që përbën një rritje prej 40%. Një parashikim të tillë të zhvillimit të tregut rus të prodhimit të automobilave përgatiti Kompania PricewaterhouseCoopers (PwC). Vetëm për gjysmën e parë të vitit automobilistët rusë shpenzuan për blerjen e makinave të reja gati 1 miliardë $.

Një parashikim i tillë pasqyron realitetin objektiv, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” analisti i Kompanisë “Anton” Mihaill Pak:

- Tashmë që në gjysmën e parë të vitit shitjet e automobilave u rritën praktikisht me 60%. Ndoshta në periudhën korrik-gusht ne do të vërejmë njëfarë ngadalësimi në lidhje me sezonin e verës, por që në shtator, unë mendoj, se ne do të dalin sërish në një nivel të mirë shitjesh. Po, vërtet, që nga viti i ardhshëm do të pushojë së vepruari programi për utilizimin e automjeteve të vjetëruara, por unë jam i prirur ti përmbahem mendimit se nuk do të ketë rënie të ndjeshme të shitjeve të automobilave. Arsyet kryesore që ndikuan në rritjen e theksuar të shitjeve janë, në radhë të parë, rritja e importeve dhe rritja e prodhimit të makinave të markave të huaja që motohen tek ne, në Rusi. Një sërë kompanish kineze planifikojnë të hapin dhe të ndërtojnë në Rusi uzinat e veta të montimit të automobilave, gjë kjo që, pa dyshim, do të ndikojë në rritjen e nivelit të shitjeve.

Në vend të tretë, pas importeve dhe makinave të markave të huaja që montohen në Rusi, renditen markat vendase të automobilave. Në këtë segment vërehet gjithashtu një rritje e konsiderueshme - 12%. Ky tregues është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vlerësimin e dinamikës së industrisë në tërësi, mendon Këshilltari i Institutit rus të Zhvillimit Bashkëkohor Nikita Maslenikov:

- Industria e prodhimit të automobilave stimulon rritjen në degë të tjera dhe nga ritmet e larta të tregut të automobilave përfiton industria kombëtare. Oponentët mund të thonë se rritja është kryesisht rezultat i shitjes së makinave të markave të huaja që montohen në Rusi. Dhe sikur, gjoja, për këtë arsye po pësojnë humbje prodhuesit kombëtarë të automobilave. Por në këtë rast duhen patur parasysh parametrat e rritur të montimit industrial dhe lokalizimit. Nga kjo pikëpamje për industrinë vendase nuk pa pikë rëndësie nëse montohen makinat në uzinat e AvtoVAZ-it apo brandeve të tjera.

0Ekspertët venë në dukje edhe një dinamikë tjetër pozitive. Aktivizimi i blerësve po shfaqet jo vetëm dhe jo dhe aq në zonën tradicionale të Rusisë Qendrore. Më shumë automobila janë blerë që nga fillimi i këtij vit në rajonin e Vollgës, në Siberi dhe në Ural. Si rezultat, disa prodhues të veçantë tashmë po korrigjojnë, po përshtasin planet e veta të prodhimit të automobilave në Rusi me marrjen parasysh të treguesve optimistë.

Polina Çernica