Zjarri që ra të dielën e kaluar në stacionin e trenit Tiburtina në Romë pezulloi faktikisht komunikimin mes veriut dhe jugut të vendit. Tiburtina është nyja e dytë e transportit për nga rëndësia e vet e kryeqytetit italian.

U vonuan apo u anuluan fare udhëtimet e dhjetra trenave. Koha mesatare e udhëtimit u rrit mesatarisht me 7 orë. Trenat e shpejtë po i kalojnë në rrugët hekurudhore rezervë.

0Përveç kësaj, nën Tiburtina kalon linja e metrosë, prandaj edhe atë u detyruan ta mbyllin pjesërisht për shkak të tymit. Tani në vendin e ngjarjes po punon policia. Sipas një versioni, shkak i situatës emergjete mund të jetë bërë zjarrvënia.