SHBA janë të hapura për dialog me Korenë e Veriut, por nuk bien dakord për shtyrjen e bisedimeve në lidhje me çështjen bërthamore, deklaroi Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton. Ajo konfirmoi ftesën për javën e ardhshme në Nju Jork të Zëvendës ministrit të jashtëm të Republikës Popullore Demokratike të Koresë Kim Kye Gwan.

0Kontaktet e fundit midis Uashingtonit dhe Phenianit kanë patur vend mbi një vit e gjysëm më parë. Më 23 korrik përfaqësuesit e dy Koreve zhvilluan takimin në margjinat e samitit të ASEAN-it në Bali. Tani, ndoshta, do të rifillojnë negociatat gjashtë palëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut, të cilat u ndërprenë në vitin 2008.