Terroristi norvegjez Anders Breivik, në ndërgjegjen e të cilit janë më shumë se 90 jetë njerëzish krejtësisht të pafajshëm, kërkoi zhvillimin e seancës dëgjimore  gjyqësore me dyer të hapura dhe po përgatitet për tu paraqitur në të me uniformë. Por policia norvegjeze doli kundër asaj, që Anders Breivik të mund shpallë publikisht idetë e veta ultra të dhjathta.

Duke gjykuar nga informacioni i botuar në shtyp, pikëpamjet e Breivik janë me natyrë eklektike. Por e gjithë kjo përzierje është e barazvlefshme me neonazizmin. Ai vetë deklaron se deshi vetëm të zgjojë Evropën, e cila kërcënohet nga invadimi i myslimanëve dhe politikanëve me prirje liberale dhe të majta që kënaqin tekat e tyre. Kështu shkruan ai në “manifestin” e vet, i cili u duk në Internet vetëm disa orë para aktit të tij terrorist. Në veprimet e tij të habit pa masë cinizmi me të cilin ai përgatiti aktet terroriste, duke planifikuar me gjakftohtësi blerjen e armëve dhe gjithçkaje të nevojshme për organizimin e tyre. Në fakt, sulmi i parë i Breivik u drejtua kundër bashkatdhetarëve të vet dhe jo të ardhurve (emigrantëve) nga vendet e Lindjes. Por nazizmi pikërisht dhe parashikon, në radhë të parë, larjen e hesapeve me liberalët vendas me qëllim të “konsolidimit” të vetë shoqërisë, ndërsa më pas luftën kundër armiqve të jashtëm. Kështu patën vepruar në kohën e vet fashistët në Itali, nazistët në Gjermani në vitet 30 të shekullit të kaluar. Kështu që kjo masakër, kërdi e përgjakshme në Norvegji është fenomen global, mendon analisti politik rus Viaçesllav Nikonov:

- Ndërlidhuria e asaj që ndodhi në Norvegji me neonazizmin është e drejtpërdrejtë. Vetë Anders Breivik është neonazist i tërbuar. Sigurisht, kur qeveritë e vendeve evropiane, vendeve skandinave bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj manifestimeve të nazizmit apo bile dhe miratojnë deri në një farë mase krimet e tij, siç ndodh një gjë e tillë në Letoni dhe Estoni, ku elita politike justifikon krimet e regjimit nazist, e gjithë kjo krijon bazën, terrenin e rrezikshëm për përsëritjen e mundshme të ngjarjes tragjike në Norvegji.

Gjallërimi, ripërtëritje e pikëpamjeve ultra të dhjathta në Evropë u bë reagim ndaj politikës së multikulturalizmit të ndjekur prej shumë vitesh dhe tolerancës politike. Për vite të tëra është mbajtur gjallë shpresa se do të bëhet i mundur integrimi në Evropë i emigrantëve të shumtë nga ish kolonitë në Afrikë dhe në Azi. Por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi. Tani në Evropë u shfaq fenomeni i terrorizmit të brendshëm, për të cilin ishin fort mirë në dijeni, por preferonin ta linin në heshtje, konstaton eksperti i Institutit të Evropës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Dimitri Danillov:

- Ato probleme që ekzistojnë aktualisht në Evropë nuk janë vetëm pasoja të krizës ekonimike e financiare. Është krejtësisht evident konflikti serioz midis autoriteteve pushtetore dhe shoqërisë, konflikti në linjën e grupeve të ndryshme etno-sociale. Tjetër punë është ajo se ç’trajtë do të marrë e gjithë kjo pakënaqësi. Është tejet e vështirë të parashikohen pasojat e rritjes së prirjeve nacionaliste radikale në Evropë.

0Mund të thuhet se qytetërimi evropian që nga fundi i javës së kaluar po jeton në një realitet të ri. Evropa u përball me rrezikun kërcënues real të ekstremizmit ultra të dhjathtë dhe ngjarjet tragjike në Norvegji treguan fare qartë se ai rrezikon të shndërrohet në një faktor të tillë të përditshëm si “Al-Qaeda” dhe varësia e drogës.

Aleksandër Vatutin