Goran Haxhiç, ish-Presidenti i Republikës së vetëshpallur të Krajinës Serbe në territorin e Kroacisë, sot për herë të parë do të paraqitet përpara gjykatësve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY).

0Në vitin 2004 kundër tij u ngritën akuzat për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në vitet 1991-1992 në territorin e Kroacisë. Më 20 korrik Haxhiç u arrestua në Serbi dhe u ekstradua në Hagë. Ai është i fundit prej të pandehurve serbë, ekstradimin e të cilëve e kërkonte me këmbëngulje ICTY.