Çmimi i arit u rrit sërisht dhe arriti një rekord të ri - 1624 $ për ons (ounce). Arsyeja - mungesa e progresit në bisedimet për rritjen e limit të borxhit shtetëror të SHBA, gjë kjo që i detyron investitorët të kërkojnë “vendstrehim” të sigurt për kapitalet e veta.

Në të njëjtën kohë çmimet e bakrit, naftës, grurit po ulen, kurse kursi i dollarit po bie.

0Në qoftë se republikanët dhe demokratët në Kongresin e SHBA nuk do të arrijnë dot në marrëveshje deri më 2 gusht, atëhere ekonominë më të madhe në botë e pret default teknik.