Siç njoftuan nga Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme, në Gadishullin e Çukotkës (në lindje të Rusisë) gjatë një aksidenti me helikopterin Mi-8 gjetën vdekjen 3 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Helikopteri po fluturonte përgjatë bregdetit verior duke monitoruar farët (fenerët) e radio-navigacionit. Gjatë tentativës për ulje në fshatin Bellings helikopteri u përplas me forcë me tokën dhe mori flakë. Gjithsej në bordin e tij ndodheshin 5 persona.

0Sipas të dhënave paraprake, shkak i rënies së helikopterit u bë disfunksionimi (fikja) i motorit.