Operacioni i kërkimit në zonën e katastrofës së anijes “Bullgaria” u ndërpre. Të gjithë trupat e pasagjerëve të mbytur u gjetën dhe u ngritën në sipërfaqe, 3 prej tyre nuk janë identifikuar ende.

0Anija me motor me dy kuverta “Bullgaria” u fundos më 10 korrik në rezervuarin Kuibishev, në ujërat e Vollgës. Në bordin e saj ndodheshin 201 veta, 79 u arrit të shpëtohen, 122 gjetën vdekjen. Hetuesit janë të prirur tani për tani të besojnë se shkak kryesor i tragjedisë u bënë disfunksionimet teknike në anije.