Sot në Norvegji është shpallur Minuta e heshtjes për nder të kujtimit të viktimave të aktit të dyfishtë terrorist të 22 korrikut. Ceremonia e përzishme do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Jens Stoltenberg dhe anëtarët e Familjes Mbretërore.

Sot Anders Breivik, i cili u arrestua mbi bazë të akuzës për organizim përthimi pranë godinave qeveritare në Oslo dhe sulm të armatorsur mbi një kamp pushimi të rinjsh në ishullin Utøya, për herë të parë do të paraqitet përpara gjyqit. Viktima të krimit monstruoz në Norvegji u bënë 93 persona, më shumë se 100 të tjerë u plagosën.

                                                                          Mendimi i ekspertëve

Sergei Gonaçarov - President i veteranëve të Organizatës Ndërkombëtare Antiterror: “Sulmi i dyfishtë në Norvegji - sfidë për mbarë njerëzimin”

- Në qoftë se do të flasim, thjesht, për nga pikëpamja profesionale, unë mendoj, se duke patur një sasi shumë të madhe fishekësh, sigurisht, bile edhe po të shtish qorrazi mbi masën e të rinjve, atëhere është plotësisht i mundur një numër kaq i madh të vrarësh dhe të plagosurish rëndë. Dhe prandaj të flitet mbi atë, se atje kishte edhe persona të tjerë që hapën zjarr me armë nga të gjitha anët është ende shpejt. Në të njëjtën kohë unë nuk jam i prirur të mbështes, ndërsa më saktë, nuk më është konsoliduar ende një bindje e tillë se pikërisht ky njeri vendosi mekanizmin shpërthyes në qendër të Oslos. Unë mendoj se këto janë vetëm versionet paraprake dhe se kjo punë kërkon një hetim serioz. Kjo është një tragjedi e madhe për këtë vend, meqenëse shtetet Skandinave janë vërtet nga më të qetat. Ajo që ndodhi në Norvegji është sfidë që i bëhet në momentet aktuale gjithë njerëzimit.

Mua më duket se në këtë situatë ne lëmë në hije, injorojnë një nuancë tejet të rëndësishme - përse të rinjtë që pushonin në ishull reaguan në mënyrë krejtësisht të qetë ndaj policit që erdhi me mjet lundrimi tek ta? Meqenëse, me sa kuptoj unë, ata ishin në dijeni të shpërthimit që ndodhi mu pranë rezidencës së Kryeministrit në Oslo dhe prandaj menduan se dukja e policit është e lidhur me garantimin e sigurisë suplementare. Ja përse ata nuk i shqetësoi, nuk i alarmoi fare dukja e këtij njeriu me unifomë policore.

Hohllov - analist politik, ekspert i Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë: “Terrorizmi është si infeksioni i “importuar” nga jashtë. Tani ne po vërejmë qartë se asnjë vend nuk ka imunitet ndaj saj”.

- A e dini, terrorizmi është shndërruar, në radhë të parë, në biznes, në të cilin veprojnë ligjet barbare, të rrepta të kërkesës, ofertës, fitimit dhe humbjeve. Dhe unë nuk mendoj aspak se ekzistojnë ndofarë arsyesh konkrete për kryerjen e akteve terroriste.

Norvegjia është vend që njihet fort mirë për tolerancën, durimin e vet ndaj kulturave të tjera, për multikulturalizmin, prandaj, pa dyshim, tani këtij vendi do ti duhet të rishikojë në mënyrë kardinale qasjet e veta përkatësisht shumë problemeve. Të rishikojë edhe  politikën e migracionit, edhe çështjet e zhvillimit të brendshëm, edhe problemin se në ç’mënyrë shoqëria mund dhe nëse ka mundësi vallë që të “bluajë” në përbërjen e vet kulturat e reja. Kjo nuk është punë vetëm e organeve të ruajtjes së rendit.

0Rusia, për shembull, ka përshkuar një rrugë shumë të komplikuar në zhvillimin e vet me qëllim që të mund të zgjidhë në një shkallë të lartë problemin me terrorizmin. Në Rusi ky problem në një masë të madhe zgjidhet nga shoqëria civile në këtë apo atë formë. Kurse Norvegjia ndodhet vetëm në fillimin e kësaj rruge të gjatë e të vështirë.