Që nga 25 korriku Rusia lejoi importin e perimeve nga Hungaria dhe Italia me kusht të paraqitjes nga ato të çertifikatës, e cila garanton mungesën në produktet e tyre të bacilit intestinal Escherichia coli.

0Më parë Rusia rifilloi importin e perimeve nga Belgjika, Greqia, Danimarka, Spanja, Holanda, Polonia, Franca dhe Republika Çeke. Ndalimi i importimit të perimeve nga BE u vendos më 2 qershor për shkak të shpërthimit të epidemisë së infeksionit akut të zorrëve (intestinal) në Evropë.