Rasti i 24 i prekjes nga kolera u evidentua në qytetin ukrainas Mariupol. Shpërthimi i sëmundjes u regjistrua aty nga fundi i majit. Tani në Mariupol mbeten në spital 2 të sëmurë dhe 3 mbartës të virusit. Gjendja e tyre konsiderohet nga mjekët si e kënaqshme.

0Kolera është sëmundje akute infektive, e cila karakterizohet nga prekja e traktit gastrointestinal dhe që çon në dehidratimin e organizmit. Çdo vit nga kjo sëmundje preken në botë disa mijëra veta.