Bashkëpunimi franko-gjerman - çelës për stabilizimin e zonës së euros, deklaroi Kryeministri francez François Fillon. Sipas fjalëve të tij, “ky tandem luajti rolin vendimtar në miratimin e programit të ri të ndihmës ekonomike për Greqinë”.

0Greqia për tre vjet do të marrë 158.600.000.000 €. Sipas mendimit të Kryeministrit francez, marrëveshjet e arritura kanë karakter gjithëpërfshirës, domethënë, do të ndihmojnë për të mbrojtur jo vetëm Greqinë, por dhe çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian.