Autoritetet e Serbisë i lejuan Goran Haxhiç-it, i cili u arrestua dy ditë më parë, të takohet me nënën e sëmurë rëndë. Siç njofton Radio Beogradi, ajo jeton në qytetin Novi Sad, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti.

0Më parë u njoftua se një kolonë e makinave të policisë me sinjale të ndezura doli nga territori i godinës së gjykatës, ku shqyrtohen rastet e krimeve të luftës, dhe mori drejtimin nga aeroporti, por më pas u zhvendos në rrugë tjetër. Supozohet se bile që sot Haxhiç mund të dorëzohet në Hagës, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Haxhiç akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit të viteve 1990 në Ballkan.