Përfaqësuesit e lartë zyrtarë të dy Koreve zhvilluan konsultime në lidhje me problematikën bërthamore. Takimi i tyre - i pari për një periudhë disa mujore - u mbajt në ishullin indonezian Bali.

0Më parë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të ASEAN-it bënë thirrje për rifillimin sa më të shpejtë të bisedimeve gjashtë palëshe për programin bërthamor të Koresë së Veriut, ndërsa Pheniani shprehu gatishmërinë për t’iu rikthyer atyre pa parakushte. Bisedimet me pjesëmarrjen e dy Koreve, Rusisë, SHBA, Kinës dhe Japonisë u ndërprenë në vitin 2008.