Rusia përshëndet synimin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë për rifillimin e negociatave gjashtë palëshe mbi çështjen e saj bërthamore pa kurrfarë parakushtesh, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit me homologun e vet verikorean në samitin e ASEAN-it që po zhvillohet në Indonezi.

0Më parë ministrat e jashtëm të vendeve të ASEAN-it u shprehën për rifillimin sa më të shpejtë të bisedimeve gjashtë palëshe mbi çështjen bërthamore të Koresë së Veriut. Në to marrin pjesë 2 Koretë, Rusia, SHBA, Kina dhe Japonia. RPD e Koresë pezulloi pjesëmarrjen e vet në këto negociata në vitin 2008.