Shkarko audiofailin

Arrestimi i ish Presidentit të Republikës së vetëshpallur të Krajinës Serbe Goran Haxhiç është edhe një tjetër padrejtësi e iniciuar nga Gjykata e Hagës, - deklaroi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” analisti i njohur politik serb Gostimir Popoviç:

- Goran Haxhiç nuk ka qenë ndonjë figurë e spikatur, personalitet me rëndësi të madhe në politikë. Është krejtësisht e paqartë se si përfundoi ai në listën e të akuzuarve. Gjykata e Hagës po sillet në këtë rast si çdo organizatë tjetër e paligjshme, tha Gostimir Popoviç. Në qoftë se ajo ndërmerr ndofarë veprimesh, atëhere atë s’ka burrë nëne që e ndalon. Nga arrestimi i Goran Haxhiçit, natyrisht, nuk mund të pritet asgjë e mirë. Thjesht Tribunali i Hagës, i cili mori jetë me iniciativën e SHBA, dëshiron të demonstrojë forcën e vet në këtë botë. Në rastin konkret ai dhe SHBA dëshirojnë vetëm të demontrojnë lojën me muskujt e vet. Dhe kjo është shumë e rrezikshme. Gjykata e Hagës është mjaft larg nga drejtësia, kurse veprimet e saj - farsë globale.

0Dhe në qoftë se Beogradi zyrtar shpreson të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, arrestimi i Goran Haxhiçit nuk do ta ndihmojë aspak atë në arritjen e këtij qëllimi. Në një të ardhme të afërt ne, me siguri, do të bëhemi dëshmitarë të kushteve të reja poshtëruese që do ti vihen atij nga Brukseli. Por edhe Uashingtoni nuk do të mbetet mënjanë.

Vera Zherdieva, Grigori Sokollov