Më 24 korrik në Japoni do të ndalojnë përfundimisht transmetimet analoge. Përjashtim do të bëjnë vetëm 3 prefektura, të cilat pësuan dëme të mëdha nga fatkeqësia natyrore e 11 marsit.

0Ministria e Telekomunikacionit e Japonisë ka hapur një Qendër të posaçme, që funksionon non-stop 24 orë, për dhënien e ndihmës atyre që ndeshen me ndofarë problemesh. Në këtë Qendër do të punojnë 1200 operatorë.