Në Gadishullin e Kamçatkës (Lindja e Largët e Rusisë) po vazhdon erupsioni i vullkanit Kizimen.

Nga maja e tij, e cila arrin lartësinë 2485 metra, po rrjedh tëposhtë llava e nxehtë. Kjo rrjedhë llave arriti tashmë deri në 1000 metra mbi nivelin e detit. Njëkohësisht krateri jashtëzakonisht i madh i vullkanit vjell vazhdimisht në atmosferë fasha gjigande hiri dhe gazi që shtrihen 15 kilometra në drejtim të lindjes.

0Meqenëse situata e krijuar përbën rrezik për aeroplanët që fluturojnë mbi Gadishullin e Kamçatkës, atje është vendosur Kodi Ajror “portokalli”.