Automobili, i cili me një të shtypur butoni shndërrohet në aeroplan, është paraqitur në konferencën “Technology Entertainment Design” në Edinburg.

Transformeri dyvendësh me krahë me emrin “Terrafugia Transition” do të duket në rrugë në fund të vitit të ardhshëm. Atij i nevojiten vetëm disa sekonda që të hapë krahët dhe që motori të stakohet nga puna me rrotat tek puna e helikës.

0Por karburanti i mjafton këtij transformeri vetëm për 800 kilometra fluturim. Në rrugë makina mund të lëvizë me shpejtësi 100 km/orë, kurse gjatë fluturimit -185 km/orë. Transformeri mund të vendoset pa problem në një garazh të zakonshëm. Sipas llogaritjeve të përafërta, aparati do të kushtojë rreth 200 mijë $.