Ish Lideri i serbëve kroatë Goran Haxhiç, i cili u arrestua mbrëmë në Serbi, tashmë që të premten mund të ekstradohet në Hagë, në selinë e Tribunalit Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë.

Avokati i Haxhiçit e shpjegoi mënyrën kaq të shpejtë të ekstradimit me faktin se klienti i tij nuk do të apelojë vendimin e autoriteteve gjyqësore serbe.

0Ish Presidenti i Republikës së vetëshpallur të Krajinës Serbe në territorin e Kroacisë Goran Haxhiç akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1991-1995 në Kroaci.