Anija transportuese kozmike amerikane “Atlantis” përfundoi fluturimin e vet të fundit. Sot, pas ekspeditës 13-ditore në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), ajo realizoi uljen në Kepin Canaveral.

0Në këtë mënyrë “Atlantis”, i cili ka qenë plot 26 vjet në shërbim të NASA-s, përfundoi karrierën e vet kozmike, kurse SHBA - Programin “Space Shuttle”. Që këtej e tutje dërgimin e ngarkesave të nevojshme dhe ekuipazheve të kozmonautëve e astronautëve në SKN do ta realizojnë vetëm anijet kozmike ruse.