Batiskafi kinez i thellësve të mëdha “Jiaolong” u zhyt sot në thellësinë 4027 metra në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor.

Test-zhytja e aparatit nënujor me 3 anëtarë ekuipazhi në bord zgjati 5 orë. Të gjitha sistemet funksionuan për mrekulli. Të premten planifikohet zhytja e tij në thellësinë 5000 metra, ndërkohë që mundësitë e projektimit të këtij batiskafit janë 7000 metra.

0Me dukjen e këtij batiskafi të thellësive të mëdha Kina u rendit në vendin e pestë, pas Rusisë, SHBA, Francës dhe Japonisë, midis shteteve që zotërojnë teknologjinë e zhytjes së aparateve me njerëz në bord në thellësinë mbi 3500 metra.