Anija mësimore ruse me vela “Pallada” mbërriti në portin Kodiak, i cili ndodhet në ishullin me të njëjtin emër të shtetit amerikan Alaska. Anija po kryen lundrimin nëpër Oqeanin Paqësor, i cili i dedikohet 50-vjetorit të fluturimit të Juri Gagarinit në kozmos dhe 270-vjetorit të zbulimit prej marinarëve rusë të Amerikës ruse*.

Anija “Pallas” me 120 kursistë në bord doli nga porti i Vladivostokut më 1 korrik dhe arriti në brigjet e Amerikës së Veriut, duke përshkuar më tepër se 3000 milje detare. Fregata ruse do të vizitojë gjithashtu portet Victoria në Kanada, në San Francisko dhe Los Angeles. Kurse më pas do të niset për në Honolulu dhe Japoni. Në çdo port anija ruse me vela do të mirëpresë vizitorët dhe ekskursionistët.

Për 20 vjet "Pallada" ka vizituar mbi 100 porte në 35 vende dhe është shënuar në Librin e Rekordeve Gines (Guinness) si anija më e shpejtë me vela në botë. Shpejtësia e lundrimit të saj është më tepër se 18 nyje detare në orë.

0*

AmerikaRuse - një grup i zotërimeve të Perandorisë Ruse në Amerikën e Veriut, i cili përfshinte Alaskën, Ishujt Aleutian, Arkipelagun e Aleksandrit dhe vendbanimet në brigjet e Oqeanit Paqësor të SHBA të ditëve tona

0.