Sistemi Federal i Rezervave po përpunon planin e veprimeve në rast të default-it të mundshëm të qeverisë së SHBA. Për këtë njoftoi të mërkurën Presidenti i Bankës së Rezervave Federale të Filadelfias (Philadelphia Federal Reserve Bank) Charles Plosser.

Sipas fjalëve të tij, po përpunohen procedurat teknike, në përputhje me të cilat do të merret vendimi se për cilët aktikuj duhen caktuar fonde në radhë të parë.

Partia Republikane në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë nuk po arrin dot në kompromis në lidhje me çështjen e rritjes së tavanit të borxhit kombëtar të SHBA, i cili ndodhet tani në nivelin 14.3 trilionë $. Pa rritjen e nivelit të lejueshëm të huamarrjeve pas 2 gushtit qeverisë nuk do ti mbeten mjete për financimin e veprimtarisë së vet dhe, si rezultat, ajo nuk do të jetë në gjendje të bëjë pagesat sipas obligacioneve shtetërore.