180-vjetorin e themelimit të shtetësisë së vet Belgjika po e kremton sot në një krizë jashtëzakonisht të thellë politike, të shkaktuar nga mosmarrëveshjet e mprehta ekzistuese midis komuniteteve gjuhësore të vendit. Shteti po jeton që prej mëse 15-muajsh pa një qeveri të aftë për drejtim, duke vendosur me këtë rekord të ri në historinë moderne.

0Në fund të viteve 90-të në Belgjikë filloi përkeqësimi i marrëdhënieve në vend midis komuniteteve frankofon dhe atij që flet gjuhën holandeze. Që nga viti 2007 kriza kaloi tashmë në fazën e vet akute, duke u bërë shkak për disa dorëheqje të bujshme të kabineteve të ministrave. Për herë të fundit qeveria belge ka dhënë dorëheqjen më 24 prill të vitit 2010.