Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin sanksione kundër Islandës për mosrespektimin nga ajo të Moratoriumit të Reikjavikut ndaj gjyetisë komerciale të balenave. Kështu mendon Ministri i Tregtisë i SHBA Gary Locke.

“Islanda po minon përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për mbrojtjen e balenave. Prandaj unë i bëj thirrje Barack Obamas për vendosjen e sanksioneve diplomatike kundër këtij shteti”, - tha Gary Locke. Presidentit i jepet një afat 60-ditor për marrjen në konsideratë dhe shqyrtimin e rekomandimit të Ministrit Locke.

0Aktualisht po vazhdojnë gjyetinë komerciale të balenave, pavarësisht nga Moratoriumi i miratuar që nga viti 1986, vetëm Islanda, Norvegjia dhe Japonia. Reikjaviku këto kohët e fundit ka rritur ndjeshëm kuaotat e kapjes së balenave Fin whale (

Balaenoptera physalus

0), të rrezikuara nga zhdukja e plotë, si dhe rifilloi eksportin e mishit të balenës.